Drogë dhe armë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Drogë dhe armë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dje në Prishtinë dy të dyshuar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 42.4 gramë.

Ndërsa gjatë kontrollit në dy shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar: 1062.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 0.8 gram kokainë, një peshore digjitale, tetë copë fishekë, një pako me qese të vogla, 385 euro para të gatshme dhe një veturë. 

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat