Godet me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari

Kronikë e zezë

Godet me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:04
Ilustrim

Një 30-vjeçar nga fshati Lybeshë i Poliçanit është arrestuar pasi ka plagosur duke e goditur me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ermal Senka, raportohet se u arrestua pasi goditi me thikë bashkëfshatarin e tij L.Xh, 27 vjeç.

Fatmirësisht plaga e shkaktuar nuk i ka shkaktuar plagë të rënda, 27-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat