Një person në Prizren derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës duke hedhur beton për pllakën e një objekti banesor, kamioni që hidhte betonin pëson avari me ç’rast viktima nga goditja me beton hedhet, rrëzohet në tokë, ku edhe merr lëndime të rënda trupore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” ku viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës si dhe njësitet relevante policore.