30-vjeçarin shqiptar e përplas treni në Greqi

Kronikë e zezë

30-vjeçarin shqiptar e përplas treni në Greqi

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, pasi është përplasur për vdekje nga një tren mallrash.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pellas rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, por lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke.

Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije, por thuhet se ai është i moshës 30-vjeçare. Sipas shtypit grek, viktima ishte ulur mbi shina kur u përplas për vdekje nga treni i mallrave të linjës Selanik – Florina. Policia u informua nga një qytetar për këtë ngjarje, 3 orë me vonesë.

Autoritetet zbuluan se 30-vjeçari shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri së bashku me kushëririn e tij. Policia shoqëroi një 40-vjeçar, i afërm i viktimës i cili ishte me të kur ndodhi aksidenti. 40-vjeçari shqiptar u shpjegoi hetuesve rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërkohë ai është ndaluar për hyrje të parregullt në Greqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat