Arrestohen dy personat që kryen tetë vjedhje të rënda - Bota Sot
Arrestohen dy personat që kryen tetë vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Arrestohen dy personat që kryen tetë vjedhje të rënda

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit Jugu në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në tetë raste të ndryshme të veprave panele “vjedhjeve të renda”.

Siç njofton zëdhënësi policor për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, rastet ishin raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu në Mitrovicë.

“Hetuesit policore mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 7 shtator 2018, në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: M. S., 20 vjeç dhe K. H. 17 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve, ku kanë pranuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të vjedhjeve. Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit te rastit te dyshuarit M. S., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar për në procedim të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...