Vodhi lekë në një shtëpi, arrestohet 24 vjeçari

Kronikë e zezë

Vodhi lekë në një shtëpi, arrestohet 24 vjeçari

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 09:04
Ilustrim

Në prangat e policisë ka rënë një i akuzuar për vjedhje në qytetin e Beratit. 24 vjeçari Xhoni Spahiu u ndalua nga policia pasi dyshohet te ketë vjedhur një sasi lekësh në banesn e shtetases F.E.

Ja njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xhoni Spahiu, 24 vjeç banues në lagjen ‘’30 Vjetori’’, ( i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja").

Arrestimi i tij u bë pasi në datën 07.09.2018, në lagjen ‘’22 Tetori’’, ka vjedhur një sasi lekësh në lokalin e  shtetases F.E, 47 vjeçe, banuese në lagjen ‘’22 Tetori’’.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Vjedhja’’, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat