Automatik me silenciator në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari nga Shijaku - Bota Sot
Automatik me silenciator në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari nga Shijaku

Kronikë e zezë

Automatik me silenciator në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari nga Shijaku

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 11:25
Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shijakut pasi qarkullonte me pistoletë me vete, por jo vetëm kaq. Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet dhe një automatik me silenciator.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Artur Prolla, 42 vjeç nga Shijaku, pasi gjatë kontrollit fizik në vendin e quajtur Koxhas/Kodër iu gjet një pistoletë “Smith & Vvesson” me mulli dhe 5 fishekë kalibri 38 mm. Por më pas në shtëpi Prollës iu gjet dhe një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë .

Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...