Një person ka njoftuar policinë se në banesën e tij në Prishtinë persona të panjohur i kanë vjedhur dy armë të gjuetisë për të cilat kishte leje valide, një lap-top dhe një playstation.
Njësitë përkatëse të policisë janë duke e hetuar rastin, ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin e rregullt policor.