Lëndohet një shqiptar nga Kosova në Shëngjin, po peshkonte në det

Kronikë e zezë

Lëndohet një shqiptar nga Kosova në Shëngjin, po peshkonte në det

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një shqiptar nga Kosova me inicialet I.P., 38-vjeç, është shtrirë në Spitalin e Lezhës pasi i njëjti ka pësuar lëndime, derisa ishte duke peshkuar në det

Ngjarja ka ndodhur te Rëra e Hedhur në Shëngjin dhe sipas policisë i njëjti tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në Shëngjin, tek Rëra e Hedhur, shtetasi I. P., vjeç 38, banues në Kosovë, duke peshkuar në det, ka humbur ekuilibrin dhe është rrezuar në ujë, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat