Policia njofton se pas informatës se një femër e moshës së mitur është dhunuar policia ka arrestuar të dyshuarin.
Gjatë kontrollimit të automjetit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me shtatë fishekë kal.7.65 mm, me një karikator, si dhe një granatë dore model “P.B - 70”.
Njësiti i Policisë për deminim, ka tërhequr nga vendi i ngjarjes pa asnjë problem granatën e dorës. I dyshuari pasi është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.