Arrestohet polici që tentoi të fusë sende të paligjshme në burg - Bota Sot
Arrestohet polici që tentoi të fusë sende të paligjshme në burg

Kronikë e zezë

Arrestohet polici që tentoi të fusë sende të paligjshme në burg

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:43
Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Një punonjës i burgut të Fushë-Krujës është arrestuar pasi u kap teksa po fuste sende të paligjshme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit, i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

Pas kontrollit u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishën e karikimit të këtij aparati telefonik.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...