Rrëmbeu nga banesa 15-vjeçaren në Bulqizë, arrestohet i riu - Bota Sot
Rrëmbeu nga banesa 15-vjeçaren në Bulqizë, arrestohet i riu

Kronikë e zezë

Rrëmbeu nga banesa 15-vjeçaren në Bulqizë, arrestohet i riu

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:57
Policia e Shtetit

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i rrëmbimit të një 15-vjeçareje në Bulqizë. Ngjarja në fjalë ndodhi më 5 shtator në Bulqizë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Edison Dangri, në bashkëpunim me shtetasin F.T (i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases me inicialet H.K., ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodheshin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përndjekja”, “Kanosja”, parashikuar nga nenet 110, 278 e 121/a , 84, të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...