U gjendet drogë në makinë, arrestohen 3 persona - Bota Sot
U gjendet drogë në makinë, arrestohen 3 persona

Kronikë e zezë

U gjendet drogë në makinë, arrestohen 3 persona

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Gjatë një kontrolli policor janë arrestuar tre persona të cilve iu është gjendur një sasi e dyshuar kokainë në makinën në të cilën po udhëtonin.

Aksioni është kryer nga policia e Beratit.

Ja njoftimi i plotë i policisë.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•Klodian Papa, 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori, Berat.
•Toli Vodica, 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”, Berat.
•Refat Paja, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku’, Berat. 

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e policisë,  në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica iu gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë. 

Shtetasi Refat Paja u arrestua për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2  dhe “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...