Pejani dënohet për 0.1 gram drogë, djali i prokurorit ishte liruar për sasi më të madhe

Kronikë e zezë

Pejani dënohet për 0.1 gram drogë, djali i prokurorit ishte liruar për sasi më të madhe

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 08:58
Ilustrim

Dënim me kusht është dhënë nga gjykata e Pejës për një sasi  minimale të drogës.

Gjykata themelore në Pejë me një vit burgim me kusht dhe dënim me gjobë, në shumën prej 150 eurosh e ka dënuar Xhevat Berishën të akuzuarin për posedim të substancave narkotike.

Dënimi erdhi pasi që gjykata e miratoje marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë të lidhur në mes te të pandehurit dhe prokurorit Agron Galani.

Me te filluar shqyrtimi fillestar, prokurori e njoftuan gjykatën për marrëveshjen e pranimit të fajësisë, të lidhur mes tyre.

“Pas pëlqimit paraprak të kryeprokurorit I cili është njoftuar në lidhje me marrëveshjen me ka autorizuar për negocim, kemi bëre marrëveshje me shkrim mbi pranimin e fajësisë, dhe nga një kopje ai dorëzoje edhe gjykatës “, tha prokurori Galani.

Ndërsa i akuzuari Berisha tha se marrëveshjen e ka lidhur me vullnetin e tije

“ Pas këshillave me mbrojtësin tim, kemi lidh marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me prokurorin, dhe ketë e kam bëre pasi që më parë kam qenë i njoftuar për pasojat, ketë e kam bëre pa presion nga askush dhe me vullnetin tim “, tha I akuzuari.

Xhevat Berisha, akuzohet se më 8 mars 2018, rreth orës 20:00, në afërsi të shkollës “Xhemajl Kada”, në Pejë, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, ashtu që pas një kontrolli në rrobat e tije të jashtme i është gjetur substance narkotike e llojit kanabis me peshë 0.12 gram.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” në prill të këtij viti ka transmetuar një hulumtim ekskluziv që tregoi se si iu mbyll rasti djalit të prokurorit special Haki Gecaj, i cili po ashtu ishte kapur me drogë.

Hulumtimi dëshmoi se në dosjen e kësaj lënde që e kishte mbyllur prokuroria, shkruan se djali i prokurorit Haki Gecaj, Valdrin Gecaj ishte kapur me 1.12 gram drogë dhe shoku i tij E.H. me 0.73 gram dhe se vet Valdrin Gecaj e kishte pranuar para Prokurorisë se kishte poseduar narkotikë natën kur ishte hasur nga Policia.

Ndërsa për këtë rast të djalit të prokurorit, prokurorja e rastit kishte vendosur që ta mbyllë lëndën dhe mos ta qoj çështjen në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat