Rrahet në kafenenë e fshatit, arrestohet një i dyshuar

Kronikë e zezë

Rrahet në kafenenë e fshatit, arrestohet një i dyshuar

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Policia e Kosovës dje rreth orës 2 pas mesnate, ka marr informacionin se në QKU, ka kërkuar tretman mjekësor një person, i cili kishte lëndime të rënda trupore.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, Njësiti i Hetimeve Rajonale  të Drejtorisë së Prishtinës, kanë filluar një varg veprimesh operative -  hetimore që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar : N.V, 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë. 

Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i arrestuar, bashkë me disa persona të tjerë, me datën 12 shtator 2018, në një lokal (kafene) në fshatin Slivovë të Prishtinës,  nën kërcënimin e armës kanë sulmuar me mjete të forta viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të tjerë të dyshuar, si dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin,  ndërkohë që me urdhër të prokurorit të shtetit,  personi i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat