Grabitet Kinemaja në qytetin e Krujës, në kërkim autorët

Kronikë e zezë

Grabitet Kinemaja në qytetin e Krujës, në kërkim autorët

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:20
Policia shqiptare

Disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në kinemanë e qytetit të Krujës gjatë ditës së djeshme.

Grabitësit pasi kanë hapur derën e kinemasë kanë hyrë brenda dhe kanë marrë objekte me vlerë. Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 14.09.2018, në Fushë Krujë, kanë vjedhur kinemanë e qytetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat