Policia e Lushnjës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.
Në pranga ka përfunduar Xheni Xhumari, banues në Lushnje.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për akuzat e 'mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municionit', dhe 'prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.