Lushnjë, 39-vjeçari arrestohet me armë

Kronikë e zezë

Lushnjë, 39-vjeçari arrestohet me armë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 12:34
Ilustrim

Një burrë 39 vjeç u arrestua në Lushnjë, pasi qarkullonte me armë zjarri. I arrestuari quhet Xheni Xhumari dhe ai u kap në kushte të flagrancës në lagjen “Karbunarë e Madhe”. “Në mjetin e tij tip Benz, brenda çantës së dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu”, tha policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 278/a dhe 280 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat