Vritet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Vritet një person në Pejë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 22:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë në natën e së dielës, në qytetin e Pejës.

Vrasja është kryer me armë zjarri, ndërsa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, afër Fabrikës së Bukës, në Pejë.

I vrari është i gjinisë mashkullore, ka treguar zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se Policia dhe Prokuroria tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat