Prokuroria me hetime intensive për identifikimin e të dyshuarve për vrasjen e të riut në Pejë

Kronikë e zezë

Prokuroria me hetime intensive për identifikimin e të dyshuarve për vrasjen e të riut në Pejë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 06:29
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës  ka dhënë informacione lidhur me rastin e vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në rrugën “Qerim Muriqi” të Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së këtij rajoni, Shkodran Nikçi ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar.

“Hetime nga Prokuroria Themelore e Pejës janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e kryerësve të kësaj vepre penale”, ka thënë.

Sa i përket motiveve të kësaj vrasje, ai ka shtuar se për shkak që janë në fazë të hershme të hetimit nuk mund të japin informata rreth motivimit.

Kujtojmë, se mbrëmë një 29 vjeçar me inicialet V.Sadria humbi jetën nga arma e zjarrit. Vdekjen e viktimës e kishte konstatuar edhe ekipi mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat