Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ne oret e vona pas mesnates në fshatin Qyshk të Pejës.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura, një taksi dhe një Golf 2 dhe si pasojë lëndime të rënda kanë marrë disa persona.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Po një taksi e jona është aksidentuar, nuk e dijmë sa pasagjer kanë qenë brenda”, ka konfirmuar një punonjës i kompanisë së përfshirë në këtë aksident.