Arrestohet personi që tentoi një grabitje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që tentoi një grabitje në Mitrovicë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:03
Ilustrim

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person si dyshuar se ka tentuar të grabisë me armë një filiale për transferim të parave.

Rasti i tentim grabitjes është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 14:00,  në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Reagimi i shpejtë i njësiteve policore ka rezultuar që vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes të ndalojë dhe të arrestojë  të dyshuarin B. R., 18 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe  është konfiskuar edhe një armë e llojit pistoletë.

Të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘tentim grabitje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat