Një person i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga kati i 7 i një pallati në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kushtrimi", në zonën e njohur si "Rruga e Re".
Viktima mësohet se është një burrë mbi të 60-at dhe dyshohet se vuante nga depresioni.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.