Aksident në orët e vona në Prishtinë, një veturë me targa të Shqipërisë

Kronikë e zezë

Aksident në orët e vona në Prishtinë, një veturë me targa të Shqipërisë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht te vendi i  njohur si te “Santea”.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra me targa lokale dhe tjetra me ato të Shqipërisë.

Sipas dëshmitarëve, në të dyja veturat kanë qenë disa grupe të njerëzve.

Nuk dihet për lëndime se sa janë serioze, veçse aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat