Gjenden 14 granata dore në pyll

Kronikë e zezë

Gjenden 14 granata dore në pyll

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar policinë se në pyllin e fshatit Livoq të Gjilanit, se ka vërejtur mjete të dyshuara shpërthyese.

Patrulla policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti për deminim i FSK-ës, dhe njësiti i KFOR-it, kanë identifikuar mjetet e dyshuara, bëhet fjalë për 14 copë granata dore të llojit F1 prodhim  Shqiptar.

Me vendimin e Prokurorit, rasti iniciohet si raport i veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat