4 të arrestuar për skemë mashtrimi me firma fiktive

Kronikë e zezë

4 të arrestuar për skemë mashtrimi me firma fiktive

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Hetimin Tatimor kanë arrestuar katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin.

Sipas Policisë së shtetit, janë shpallur në kërkim edhe 6 të tjerë.

Në kuadër të operacionit të koduar “TVSH”, u bë arrestimi i shtetasve: G. Ç., F. Z., Xh. K., dhe Y.M., të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë për të cilët për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartepërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat