Vdes një 6 vjeçare nga një aksident në Gjakovë, lëndohen 9 persona të tjerë - Bota Sot
Vdes një 6 vjeçare nga një aksident në Gjakovë, lëndohen 9 persona të tjerë

Kronikë e zezë

Vdes një 6 vjeçare nga një aksident në Gjakovë, lëndohen 9 persona të tjerë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:53
Ilustrim

Një person i moshës 6-vjeç ka humbur jetën dhe nëntë persona të tjerë janë lënduar një aksident që ka ndodhur sonte në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Policisë rajonale në Gjakovë.

Altin Sahatqija, komandant i trafikut rajonal të Gjakovës, tha përmes telefonit se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.30 në afërsi të fshatrave Rakovinë-Meçe dhe aty ishin të përfshirë dy vetura.

“Deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit të veturës që ka qenë në drejtim të Prishtinës. Me këtë rast ka humbur jetën një gjashtëvjeçar, ndërsa 9 persona të tjerë kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjakovë. Prokurori dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera