Aksident në mes veturës dhe traktorit, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident në mes veturës dhe traktorit, vdes një person

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:24
Aksident

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë në segmentin rrugor fshati Burojë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri i cili kishte rreth 28 vjeç, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe tre persona tjerë.

Sipas policisë, dy nga ta po kurohen në spitalin rajonal në Mitrovicë, ndërsa i lënduari i tretë është dërguar në QKUK.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture e një traktori, ndërsa dyshimet  e para për shkaktarin e aksidentit konsiderohet të jetë qarkullimi i traktorit pa drita”, thuhet në njoftim. 

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat