Me drogë ne makinë, ndalohen dy të rinj në Sarandë - Bota Sot
Me drogë ne makinë, ndalohen dy të rinj në Sarandë

Kronikë e zezë

Me drogë ne makinë, ndalohen dy të rinj në Sarandë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Sarandës ka arrestuar dy të rinj pasi u kapën në flagrancë me një sasi të vogel lëndë narkotike.

Në njoftimin e policisë thuhet se në "pranga u vunë Osmen Abazi 23 vjeç dhe Donald Shehu 19 vjeç. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinë, ku iu gjet edhe lënda narkotike, ndërsa ishin duke qarkulluar me autormjetin e Donaldo Shehut, pa leje drejtimi përkatës".

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", nenet 283/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...