Aksident në lagjen Arbëria, lëndohet këmbësori

Kronikë e zezë

Aksident në lagjen Arbëria, lëndohet këmbësori

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia raporton për një aksident trafiku në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë ku janë përfshirë një automjet me tabela vendore si dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është i hospitalizuar për trajtim mjekësor në QKUK. 

Me vendimin e prokurorit, vozitësi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat