Habilajt sot në gjyq, ja çfarë ndodhi gjatë seancës në Itali

Kronikë e zezë

Habilajt sot në gjyq, ja çfarë ndodhi gjatë seancës në Itali

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 19:14
Të arrestuarit e bandës së “Habiljave”.

Është zhvilluar pasditen e sotme në Gjykatën e Katanias, seanca e dytë gjyqësore ndaj të arrestuarve të bandës së “Habiljave”.

Kujtojmë që grupi i trafikantëve italo-shqiptarë u shkatërrua nga Antimafia italiane më 14 tetor të 2017, gjatë operacionit të koduar “Rosa dei venti”.

Mësohet se seanca e sotme gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta, shkak ka qenë kërkesa e prokurorit të çështjes, i cili ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës.

Trupi gjykues, i drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino e ka pranuar kërkesën e tij, duke shtyrë kështu seancën.

Gjithashtu bëhet e ditur se seanca e radhës do të mbahet më 16 nëntor 2018 po në Gjykatën e Katanias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat