I mituri theret në oborrin e shtëpisë së tij nga një person i maskuar

Kronikë e zezë

I mituri theret në oborrin e shtëpisë së tij nga një person i maskuar

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 11:18
Ilustrim

Një i mitur është lënduar me një thikë në Petrovë të Shtimes në oborrin e tij.

Sipas Policisë i mituri kur ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në një person të maskuar i cili e kishte kapur për fyti dhe me thikë e ka lënduar.

Dyshohet se personi i maskuar kishte për qëllim të kryente vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat