Aksident me pasojë vdekjen në Berat, 25-vjeçari përplas me makinë 67-vjeçaren

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë vdekjen në Berat, 25-vjeçari përplas me makinë 67-vjeçaren

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së enjtes në qytetin e Beratit.

Një grua 67-vjeçare është goditur nga një automjet teksa kalonte nga njëra anë në tjetrën, në rrugën e shëtitores pranë lumit Osum.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lumit, prapa bibliotekës së qytetit.

Trupi pa jetë është ende i paidentifikuar në morgun e Spitalit të Beratit.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 25-vjeçarin Bernard Çapuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat