Policia e rajonit të Prishtinës kanë arrestuar dy persona të dyshuar se kanë marr pjesë në disa grabitje.
Personat e dyshuar janë R. C, 21 vjeç, dhe A. M, po ashtu 21 vjeç.
Gjithashtu lidhur me rastet e njëjta hetuesit kanë arrit të identifikojnë edhe dy persona të tjerë të dyshuar që aktualisht ndodhen në arrati.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë para se rastet t’i kalojnë gjykatës.
Personave të dyshuar u është konfiskuar një veturë e tipit Shkoda, pa targa, (dyshohet të jetë përdorur në njërin nga rastet) telefona celular si dhe disa dëshmi të tjera që mund të lidhen me rastet.