Vorë, “thyhet” benzi e vidhet portofoli, mes të arrestuarve edhe një vajzë

Kronikë e zezë

Vorë, “thyhet” benzi e vidhet portofoli, mes të arrestuarve edhe një vajzë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 08:16
Gjesendet e gjetura

Dy të rinj u arrestuan në Vorë të Tiranës, nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim. Ata ka dyshime se kanë “thyer” një benz, kanë hyrë brenda në makinë dhe aty kanë vjedhur një portofol. Të arrestuar përfunduan shtetasit Paulin Tusha 21 vjeç dhe E.P 17 vjeçe. të dy janë banorë të Vorës.

Njoftimi i policisë:

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë të dyshuar edhe të dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:

–  Më datë 09.09.2018 në Vorë kanë vjedhur banesën e shtetasit N. Gj.

– Më datë 20.08.2018, në Vorë kanë vjedhur sende në mjetin në pronësi të shtetasit M. D.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas :

– një sasi monetare në lekë dhe në euro

–  bizhuteri

– sende të ndryshme

– sendi me të cilin kryenin thyerjen e xhamave dhe hapjen e grilave .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmenduri për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat