Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica, u rrokullis me traktor

Kronikë e zezë

Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica, u rrokullis me traktor

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 09:48
Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica, u rrokullis me traktor

I riu 23-vjeçar me inicialet B.H ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e rrokullisjes me traktor. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Rezhanë të Mitrovicës.

Vdekja e tij po cilësohet si aksidentale.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20 është raportuar rasti që një person nga rrokullisja e traktorit ka ndërruar jetë në fshatin Rezhanë, viktima i moshës rreth 23-vjeç. Njësitë patrolluese dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Pllana.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

Aksident i ngjashëm ndodhi edhe dje në komunën e Podujevës, si pasojë e rrokullisjes me traktor ka humbur jetën një mashkull i moshës 40-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat