Aksident i rëndë afër Kaçanikut, 3 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë afër Kaçanikut, 3 të lënduar

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Han i Elezit- Kaçanik.

Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35 minuta. Shoferi i një veture të tipit ‘Mercedes’ e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë mbetur të lënduar”, tha Gashi.

Ai shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF të Kaçanikut.

Njësitet policore po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat