Vritet me thikë 25-vjeçari në Shqipëri, identifikohet autori

Kronikë e zezë

Vritet me thikë 25-vjeçari në Shqipëri, identifikohet autori

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

Një 25-vjeçar në Dibër humbi jetën në spital pasi u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në njësinë administrative Arras, në Dibër.

Policia bëri të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet I.Z, 25 vjeç.

Shkaqet e kësaj vrasje me thikë janë ende të paqarta, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, transmeton tch.

Pak orë pasi ndodhi krimi, policia bëri të ditur se ka identifikuar autorin, i cili sipas uniformave blu është shtetasi Aleksandër Balla, 23 vjeç, që është ende në arrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat