36 aksidente trafiku për 24 orë

Kronikë e zezë

36 aksidente trafiku për 24 orë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se gjatë së dielës në territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 36 aksidente trafiku prej të cilave, 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë lëshuar gjithsejtë 792 gjoba kundërvajtëse ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat