Tre të rinj përfundojnë në spital, aksidentohen në Vlorë

Kronikë e zezë

Tre të rinj përfundojnë në spital, aksidentohen në Vlorë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në mesditë në afërsi të fshatit Sherisht në aksin rrugor Vlorë- Kotë, ku një makinë ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, 3 persona kanë mbetur të lënduar, të tre djem të moshës së re. Njëri prej të rinjve ndodhet në sallën e Reanimacionit në spitalin rajonal në Vlorë, në gjendje jo të mirë.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet N.B, 19 vjeç, banues në Mavrovë (drejtuesi i mjetit, sallë).

G.D, 21 vjeç, banues në Kotë si dhe A.B, 19 vjeç.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që solli daljën e amkinës jashtë rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat