Prizren, Prokuroria sekuestroi 229 mijë euro të falsifikuara

Kronikë e zezë

Prizren, Prokuroria sekuestroi 229 mijë euro të falsifikuara

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 11:10

Prokuroria Themelore në Prizren, në bazë të informacioneve dhe dëshmive të arsyeshme, si dhe, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar bastisje në një lokacion, përkatësisht shtëpi banimi në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.

Prokuroria njofton se bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’ rast si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 229,000 (dyqindenjëzetenëntë mijë) euro kartëmonedha parash, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë para të falsifikuara.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe procedura ndaj tyre do të vazhdojë për hetime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat