I riu pa patentë hedh makinën në kanal, tre të plagosur

Kronikë e zezë

I riu pa patentë hedh makinën në kanal, tre të plagosur

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:26
Ilustrim

Një drejtues makine i cili nuk kishte patentë, ka përfunduar në kanal. Nga ky aksident, janë plagosur tre të rinj, njëri prej të cilëve më rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, në rrugën Sherisht – Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë Vendore, mësohet se N. B., 19 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, duke drejtuar pa leje drejtimi, makinën tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë, kanë rënë në kanal, duke mbetur vetë i dëmtuar në gjendje të rëndë si dhe dy pasagjerët, A. B., dhe G. D., 19 e 21 vjeç, banues në Mavrovë e Kotë, Vlorë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat