Vajza vari veten në banesë, letra që la për prindërit

Kronikë e zezë

Vajza vari veten në banesë, letra që la për prindërit

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 08:16
Ilustrim

Një vajzë e re vetëm 24 vjeçe i dha fund jetës këtë të martë, duke u varur në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku e reja nga Mallakastra, jetonte me qera me disa shoqet e saj, pas pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

E.Y., studente në fakultetin e Drejtësisë u gjet e varur me rrip pantallonash në banesë.

Por para se të kryente aktin fatal, ajo kishte shkruar një letër të cilën e kishte lënë për prindërit e saj.

Letra u sekuestrua nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se e reja kishte vjellë gjak para se të varej, çka shton dyshimet se ajo mund të ketë qenë e prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat