Pasi thyejnë banesën, u gjendet edhe narkotikë

Kronikë e zezë

Pasi thyejnë banesën, u gjendet edhe narkotikë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, një ankuese ka njoftuar se banesa e saj është thyer dhe se personat dyshohet të jenë në banesën fqinje.

Gjatë verifikimit  është arrestuar një mashkull dhe një femër shtetase e  Shqipërisë.

Po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull, i cili në përpjekje për të ikur kishte kërcyer nga ballkoni dhe kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. 

Gjatë kontrollimit të banesës së personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendimin të prokurorit,  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat