Konfiskohen dy armë në rajonin e Mitrovicës

Kronikë e zezë

Konfiskohen dy armë në rajonin e Mitrovicës

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Në rajonin e Mitrovicës, në dy lokacione të ndryshme janë konfiskuar dy armë.

Rasti i parë i konfiskimit është bërë dje rreth orës 19:40, në zonën e Vushtrrisë, ku pas marrjes së informatës policia ka kontaktuar personin F.S., 50  vjeçar, i cili e ka dorëzuar një revole model 85, prodhim çekosllovak, kalibri 9 mm, me një karikator dhe 8  fishekë të kalibrit  9 mm.

Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit ka ndodhur sot rreth orës 00:20, në Mitrovicë, ku gjatë një pike të kontrollit  nga policia është ndaluar një automjet, dhe gjatë kontrollimit, drejtuesit të automjetit  D.F., 28 vjeçar i është gjetur një pistoletë.

Si dëshmi materiale  nga policia është konfiskuar pistoleta  prodhim ‘Zastava’, cal. 6.35, pesë fishekë dhe një karikator, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në të dy rastet, pas procedurave intervistuese të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat