Autobusi aksidenton burrë e grua, po lëviznin me motor

Kronikë e zezë

Autobusi aksidenton burrë e grua, po lëviznin me motor

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:48
Pamje nga video

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme pranë urës së Goricës në Berat.

Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka përplasur një motor me të cilin po lëviznin një çift bashkëshortësh.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë për jetën burrë e grua, të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet proceduriale për të përcaktuar saktësisht rrethanat e aksidentit. Ndërkaq, policia ka bërë të mundur edhe marrjen në pyetje të shoferit, por edhe të personave të tjerë për të marrë të dhëna shtesë mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti.

Burime spitalore bëjnë të ditur se të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve dhe pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat