Babai nga Prishtina e gjen vajzën e tij të zhdukur, ajo ia kthen se dëshiron bashkëjetesë me dikë tjetër

Kronikë e zezë

Babai nga Prishtina e gjen vajzën e tij të zhdukur, ajo ia kthen se dëshiron bashkëjetesë me dikë tjetër

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:31
Ilustrim

Një 16-vjeçare që ishte raportuar si e zhdukur të hënën në polici është gjetur nga babai i saj. Vajza kishte ikur me vetëdëshirë nga shtëpia për të bashkëjetuar me një mashkull.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti mbetet ende nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

Viktima moshë e mitur e raportuar e zhdukur është gjetur nga prindi-babai i saj me ç’rast në deklarimin e saj të dhënë në prani të punëtorit të QPS-së, ka deklaruar se ka bashkëjetuar me vetëdëshirë me personin e dyshuar mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit, i dyshuari lirohet, rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat