Shkatërrohet klani mafioz që trafikonte drogë nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Shkatërrohet klani mafioz që trafikonte drogë nga Shqipëria

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:28
Pamje nga videoja

Mbi 150 trupa të policisë italiane të provincës së Barit. me ndihmën e një helikopteri kanë ekzektuar në orët e para të mëngjesit të 4 tetorit, operacionin e koduar "Drug boat" i cili ka çuar në shkatërrrimin e klanit mafioz Velluto i cili kontrollonte territorin e lagjeve Carrasi e San Pasquele të Barit.

Në pranga janë vënë 17 anëtarë të këtij klani të drejtuar nga bosi Domenico Velluto. Ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të drogës, mbajtje ilegale e armëve e muncioneve luftarake, e pjesëmarrje në aktivitetet kriminal mafioz.

Hetimet e operacionit "Drug Boat" kanë zbardhur pak kohë më parë trafikimin e 700 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë për llogari të ëktij klani mafioz,. Droga është trafikuar përmes detit me një gomone të fuqishme me 2 motora të fuqishëm prej 250 kuaj fuqi.

Hetuesit italianë kanë mundur të sekuestrojnë sasinë e drogës e cila ishte magazinuar në një vilë në qytezën Torre a Mare të barit, Droga do t'i sillte klanit mafioz një përfitim prej mbi 5 milionë euro.

Në të nëjtën vilë pak kohë më parë policia italiane ka sekuestruar një municion armësh luftarake, një sasi plumbash për armë të ndryshme zjarri si dhe karikatorë kallashnikovi. Gjithashtu janë gjetur dhe rreth 20 kg mariajunë, 10 kg hashash.

17 personat e arrestuar të klanit Velluto janë të gjithë shtetas italianë, 12 prej atyre janë në arrest me burg e 5 të tjerë në arrest shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat