Arrestohet doganieri i pikës Doganore Tiranë

Kronikë e zezë

Arrestohet doganieri i pikës Doganore Tiranë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:48
Ilustrim

Një doganier i pikës Doganore Tiranë është arrestuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet se "duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marr një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor."

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Arrestimi u krye nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikorrupsionit dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat