Fëmija 3 vjeç rrëzohet nga ballkoni i katit të dytë

Kronikë e zezë

Fëmija 3 vjeç rrëzohet nga ballkoni i katit të dytë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një vajzë tre vjeçare është rrëzuar nga ballkoni i katit të dytë të banesës ku ka qenë duke luajtur.

Policia informon se ngjarja është shënuar më 4 tetor, në rrugën "Marije Kraja" në Tiranë.

Fëmija i mitur A.I., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat